Hapet afati kalimtar i janarit në volejbollin e Kosovës

15:16 | 16 Janar 2022
Përparim Bublaku

Nga data 15 janar, është hapur afati kalimtar i janarit në volejbollin e Kosovës.

Kjo periudhë është mundësi e mirë për angazhim te ndonjë ekip i ri për vollejbollistët/et që nuk kanë qenë të angazhuar/a me ndonjë klub gjatë stinorit vjeshtor.

Afati është i hapur edhe për transferimin e volejbollistëve të huaj në dy gjinitë, përmes sistemit elektronik për transfere, ‘VIS’.

Klubet kanë kohë të bëjnë lëvizje deri më datën 31 janar në orën 18:00, kur mbyllet zyrtarisht afati kalimtar, sipas rregullores së kalimit të lojtarë(e)ve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme