Mohamed Salah iu ka bërë të qartë bordit të Liverpool-it se nuk do të heq dorë nga kërkesat e tij për kontratën e re.
“Mirror” raporton se Salah po refuzon të rishyqrtojë besimin e tij se ai vlen 400 mijë funte në javë për Liverpool.
Ndërsa, Jurgen Klopp këmbëngul se bisedimet për një kontratë të re për sulmuesin egjiptian po shkojnë në një drejtim pozitiv, pengesa mbetet që Salah e kupton se çfarë është vlera e tij për klubin nga Anfield.
Liverpoolit do t’i kushtojë më shumë se 80 milionë funte për t’i paguar tij atë që ai dëshiron gjatë një marrëveshjeje të re katërvjeçare.
Kjo do të shkatërronte strukturën strikte për pagave të klubit nën pronarët e FSG.
Por, Salah e di se ai do të fitonte edhe më shumë nëse klubi do të përpiqej të përfitonte nga ai në verë – ose do të lejonte që marrëveshja e tij aktuale të skadonte në 2023.
Egjiptiani e ka bërë të qartë përmes këshilltarit të tij gjatë negociatave se nëse beson se kërkesat e tij janë të tepruara.
Cristiano Ronaldo ka 500 mijë funte na javë në Manchester United – në moshën 36-vjeçare.
Kevin de Bruyne nënshkroi një kontratë të re me Manchester City vitin e kaluar që i jep atij 400 mijë funte në javë.
Agjenti i Salah, Ramy Abbas Issa, po i përdor këto shifra si një shënues në bisedimet me klubin Meresyside./Arbresh.info
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...