Google ADS

Hyri pa dëshirën e familjes në Për’puthen, Fjori surprizohet nga nëna e saj

00:35 | 16 Janar 2022
Trina Galanxhi

Konkurrentja e Për’puthen ka treguar historinë e saj me familjen.

Fjori është një nga vajzat e Për’puthen e cila po merr pjesë në emisonin e dashurisë pa dëshirën e familjes.

Fjori nuk i kishte treguar fare familjes që do vinte në emision, ndaj kjo ka shkaktuar përçarje mes saj dhe familjes që ka ditë pa folë me ta.

Por jo vetëm.

Nëna e saj pranoi të bëjë një lidhje direkte në studio duke realizuar një bisedë rreth kësaj situate.

Ajo bëri kërkesë që Fjori të shkëputet nga programi që të jetë pranë familjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme