Google ADS

Juventusi vazhdon me fitore në Serie A, mposht me lehtësi Udinesen

22:47 | 15 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit, teksa ka edhe dy barazime.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të dhe ishte Paulo Dybala, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Juventusi ishte skuadër më e mirë, e menaxhoi lojën, krijoi raste dhe shënoi golin e sigurisë.

Goli i vetëm në këtë pjesë dhe i dyti për Zonjën e Vjetër erdhi në minutën e 79-të me anë të Weston McKennie, i cili shënoi për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultat përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Bianconerët e shohin veten në pozitën e pestë me 41 pikë po aq sa ka Atalanta e katërta, ndërsa Udinese renditet e 14-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Juventusi udhëton te Milani, ndërsa Udinese luan në udhëtim te Genoa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme