Newcastle United dëshiron transferimin e Balotellit, e konfirmon edhe presidenti i klubit të sulmuesit

19:41 | 15 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, ka deklaruar se Neëcastle United është i interesuar për transferimin e Mario Balotellit.

Ish-sulmesi i Manchester City dhe Inter Milan ka ringjallur karrierën e tij në Turqi me Adana Demirspor, e cila e mori Balotellin në një transferim me parametra zero në fillim të sezonit.

Tani 31-vjeç, Balotelli ka shënuar tetë gola këtë sezon dhe po konsiderohet për rikthim te Kombëtarja e Italisë.

“Newcastle po konsideronte nënshkrimin e Balotellit, por deri më tania ta nuk kanë bërë një ofertë zyrtare”, tha Sancak.

“Ka një klauzolë largimi në kontratën e tij. Por unë nuk mund të zbulojë shumën e asaj klauzole”, përfundoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme