Google ADS

Bayern mposht me lehtësi Koln, derisa Lewandowski arrinë një tjetër rekord

17:43 | 15 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Bayern Munchen ka arritur një fitore të lehtë në udhëtim te Koln 4-0 në kuadër të javës së 19-të të Bundesligës.

“Bavarezët” kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë, ku golin e shënoi kush tjetër pos Robert Lewandowskit.

Në minutën e 25-të, Corentin Tolisso u përkujdes për të shënuar edhe golin e dytë të takimit, ku me këtë rezultat u përmbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjera, të dy të realizuar nga Robert Lewandowski, i cili edhe kompletoi hat-trickun e tij.

Me tre golat e shënuar në këtë ndeshje, sulmuesi polak arrinë shifrën e 300 golave të realizuar në Bundesligë dhe bëhet vetëm futbollisti i dytë që arrinë këtë shifër, pas Gerd Muller i cili numëron plotë 356 gola.

Me këtë fitore, Bayern Munchen vazhdon kryesimin në ligën elitare gjermane me 46 pikë, gjashtë më shumë se Borussia Dortmund e cila gjendet në vendin e dytë.

Ndërsa Koln, nga ana tjetër, gjendet në vendin e tetë me 28 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme