Shefja e Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se kjo seancë rastësisë të jetë në një datë të paharruar, atë të Masakrës së Reçakut.
Kusari Lila tha se kjo seancë mbahet për të tregtuar qartë qëndrimin e grupeve parlamentare pse nuk duhet të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tha se është i pazëvendësueshëm kontributi i aleatëve ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Kjo seancë sot mbahet për të përcjell qartë dhe drejt, qëndrimin e të gjitha Grupeve Parlamentare për arsyet pse nuk bën assesi të mbahet referendumi i asnjë shteti tjetër në Republikën e Kosovës. Kjo kërkesë është e padrejtë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjeve të saj”, tha Kusari Lila
Ajo tha se është e papranueshme që të na kërkohet ky proces të bëhet në kurriz të sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës.
“Nëse kemi gabuar si shtet deri tani, është momenti vendimtar të mësojmë nga gabimet tona”, tha Kusari Lila./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...