Google ADS

Zyrtare| PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kurti

14:20 | 15 Janar 2022
S D

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Kurti, pasi “nuk duam që të bëhemi pjesë e ikjes së Kryeministrit nga përgjegjësia e tij ligjore e kushtetuese e as pjesë e shout të tij politik të paramenduar”, raporton arbresh.info.

Tutje, ai thotë se “Referendumi i Serbisë në Kosovë do të ishte antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk duhet lejuar. Por, Kushtetutën e ruajnë instrumentet e pushtetit ekzekutiv e jo Rezolutat e Kuvendit, që nuk janë obligative as për Qeverinë”.

“Prandaj, PDK sot nuk merr pjesë në seancë, sepse nuk duam që të bëhemi pjesë e ikjes së Kryeministrit nga përgjegjësia e tij ligjore e kushtetuese e as pjesë e shout të tij politik të paramenduar. Krejt çka duhet të bëjë Kryeministri është që të mos tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe të sigurojë zbatimin e vendimit për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Ai për këto veprime e ka mbështetjen edhe të partive opozitare, andaj nuk ka nevojë të fshihet pas seancës së sotme të Kuvendit”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme