Google ADS

“Bora e befasishme”, rrugët, dhe rreziqet në komunikacion, flet eksperti komunikacionit

12:19 | 15 Janar 2022
S D

Rreziqet në komunikacion dhe kushtet jo të mira të rrugës kanë bërë që numëri i aksidenteve në komunikacion të rritet, raporton arbresh.info.

Shumë herë në Kosovë është cilësuar si befasi çështja e borës, dhe nxënia të papërgatitur.

Eksperti i komunikacionit rrugorë, Bekim Ahmeti në një intervistë për arbresh.info ka thënë se çështja e rrugëve dhe mospastrimi i tyre bënë të pamundur qarkullimin e veturave por se edhe vozitësit duhet të kenë kujdes.

“Bora filloi prej një situate krejt të qetë “ jo e papritur”, siç është parulla e kahmotëshme, si fillim rrugët ishin të mbuluara me borë nuk ishin të pastruara mirë sa duhet, mirëpo tash edhe pjesa e autostradës edhe rrugëve nacionale relativisht mirë, pjesërisht ka akull por shumë shkurtë, relativisht është në gjendje të kënaqshme dhe rrugët e qytetit janë mirë”, tha Ahmeti.

E neglizhenca e mosmirëmbajtjes, Ahmeti tha se vie nga operatorët ekonomikë.

“Operatorët ekonomikë që merren me këtë lloj veprimtarie kryesisht kursejnë disa gjëra e kursejnë nashti edhe kripen, rërën edhe kësisoj kemi ngecje shumë herë ka qenë parolla e vjetër se na kanë nxanë të përgatitur, sepse bora nuk ka rënë në qershor por ka rënë në Janar ata duhet të jenë të përgatitur qysh prej 15 nëntorit deri me 15 mars si zakonisht mirëpo flukësi i qytetarëve ose i mërgimtarëve që vinë prej vendeve të Evropës në Kosovë rritet edhe kësisoj rritet edhe numëri i automjeteve, kur rritet numëri i automjeteve domosdoshmërish duhet pas parasysh që skemë transport publik, ndër urban të mirëfilltë atëherë lëvizja behët me automjete të udhëtarëve dhe kështu aksidentet në komunikacion rriten”, tha Ahmeti./S.D/arbresh.info/

Ndiqeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme