PD: Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës

10:38 | 15 Janar 2022
S D

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video,me një mesazh të përsëritur: “Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës”.

Bashkëngjitur një video të publikuar në rrjetet sociale, Partia Demokratike shkruan se Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, ose siç i quajnë ndryshe ‘Trekëndëshi i Bermudës’, janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin.

“Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes”, thuhet më tej në deklaratë.

Postimi i plotë:

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve.

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme