Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të basketbollit ka qenë në sfidën mes Chicago Bulls dhe Golden State Warriors, por që nuk pati shumë rivalitet siç u prit para ndeshjes.
GSW ka triumfuar me 42 pikë epërsi në udhëtim, ku pas 48 minutave lojë rezultati ishte 96:138 në të mirë të mysafirëve.
Jonathan Kuminga ishte më efikasi në këtë takim, pasi e mbylli sfidën me 25 pikë, tre kërcime e tre asistime.
Edhe pesë basketbollistë tjerë te GSW e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore duke treguar formë të lartë.
Jordan Poole shtoi 22 pikë, Andrew Wiggins 21 të tjera, Steph Curry 19, derisa Lee e Looney e mbyllen sfidën me 11 respektivisht 10 pikë.
Vendasit vetëm pas tre minutave lojë mbetën pa yllin kryesor Zach LaVine dhe kësisoj e patën shumë problem t’i bëjnë ballë sulmeve të mysafirëve. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...