Një valë e re e rasteve me Omicron është e mundur edhe gjatë stinës së verës, pasi njerëzit të rifillojnë aktivitetet sociale dhe pasi efekti i vaksinave të zbehet.
Ekspertët nga Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage) thanë se koha për të dalë nga infektimet me Omicron varet nga sjellja e popullsisë dhe shkalla e valës aktuale, transmeton portal arbresh.info
Sipas modelimit, projeksioni është për më pak se 1,000 pranime çdo ditë në valën tjetër deri në rreth 2,000 çdo ditë, nëse kufizimet e planit B mbeten në fuqi deri në fund të janarit dhe pasohen nga një kthim gradual në shoqërizim.
Omicron është një formë më e butë e Covid, me më pak shtrime në spital.
Në vend të kësaj, përgjithësisht ka pasur rezultate më të mira dhe qëndrime më të shkurtra për pacientët, dhe një analizë tregoi një reduktim të rrezikut të shtrimit në spital midis 35% dhe 65% për Omicron në krahasim me Delta, shkruan sky.
Avantazhi i rritjes i Omicron ndaj Delta mund të jetë mbivlerësuar gjithashtu, sugjerojnë dokumentet, për shkak se Omicron ka një kohë më të shkurtër gjenerimi (koha mesatare midis një personi që infektohet dhe më pas infekton të tjerët).
Sipas ekspertëve, pranimet në spital me variantin Omicron mund të arrijnë kulmin gjatë mnuajit tjetër.
“Mbetet e mundshme bazuar në skenarët që pranimet në spitale në Angli do të mbeten të larta për ca kohë si rezultat i numrit shumë të lartë të infeksioneve dhe rrezikut të vazhdueshëm të shtrimit në spital për të moshuarit dhe të rriturit e pavaksinuar në veçanti”, thuhet në raport.
Britania e Madhe dhe Europa kanë parë një rritje të madhe të infeksioneve me Omicron, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave, të bëhet kujdes me higjenën personale dhe të mbahet distance./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...