Google ADS

Supë me perime që ndihmon në humbjen e peshës

08:23 | 15 Janar 2022
Trina Galanxhi

Supa është një ndër ushqimet më të shëndetshme, pasi përmban një sasi të konsiderueshme vitaminash dhe për shkak të ujit që përmban.

Receta që portal arbresh.info sjell sot për ju, ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Përbërësit:
3 lugë gjelle vaj ulliri
½ qepë e copëtuar imët
3 thelpinj hudhre
1 lugë e vogël qimnon
1 lugë e vogël piper i kuq
1 lugë e vogël trumzë
3 gota perime të prera në kubikë, si patate, karrota, patate e ëmbël, kungull
2 gota të mëdha lakër jeshile e prere hollë
1 gotë perime si brokoli, bishtnaja, lulelakët
4 gota lëng perimesh
½ lugë pastë domatesh
pak kripë
pak piper të zi
pak uthull

Përgatitja:

Ngrohni vajin në një enë mesatare dhe shtoni qepën. Fërgojeni deri sat ë zbutet dhe më pas shtoni hudhrën dhe përbërësit tjerë dhe gatuani për rreth 30 sekonda. Shtoni perimet dhe fërgoni për 3 minuta dhe në fund shtoni lakrën.

Më pas shtoni lëngun e perimeve, pastën e domates, kripën dhe piperin dhe rriteni nxehtësinë që të vlojë supa. Lëreni të zihet për 15 deri në 20 minuta. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme