Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sonte në “Argument Plus” foli për vizitën në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai ndër të tjera tha se të paraburgosurit kanë shprehur dilemat për kredibilitetin e gjykatës.
Qelaj në RTV21 tha se shqetësim ka qenë reduktimi i lirisë brenda burgut të Salih Mustafës. Ai tha se Mustafa është i ndarë nga pjesa tjetër e të paraburgosurve.
Lidhur me këtë, Avokati i Popullit deklaroi se do të ngrisë këtë shqetësim te autoritetet.
Avokati i Popullit tregoi edhe shqetësimet e të paraburgosurve.
Ai shtoi se shteti duhet të mendojë të dërgojë një ekip të spacializuar në Hagë për monitorim të procesit.
Ndryshe, deri më tani, Dhomat e Specializuara kanë arrestuar dhe konfirmuar aktakuza për udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, deputetin Rexhep Selimi si dhe eprorin tjetër të UÇK-së, Salih Mustafën. Po ashtu, është arrestuar edhe Pjetër Shala si dhe për pengim në administrimin e drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve janë akuzuar krerët e Organizatës së Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...