Gërvalla: Qeveria nuk do të shkelë kurrë kushtetutën, as me kërkesë të miqve më të ngushtë

23:27 | 14 Janar 2022
L G

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kërkesës së vendeve të QUINT-it që referendumi serb të lejohet të mbahet edhe në Kosovë, duke thënë se qeveria Kurti nuk do të shkelë kurrë kushtetutën.

“Kjo qeveri nuk do të shkelë kurrë kushtetutën – as me kërkesën e miqve tanë më të ngushtë”, ka shkruar ministrja në një postim në Twitter.

Krerët e shtetit sot ritheksuan kundërshtimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës, duke thënë se kjo është shkelje e sovranitetit.

Të ngjashme