Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale pamjet nga vizita në aeroplanmbajtësen amerikane, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale.
Rama shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes, ndërsa e ka cilësuar si një ditë mbresëlënëse.
Kreu i qeverisë shkruan se forcat amerikanë stërvitjen po e kryejnë së bashku me forcat e marinës shqiptare.
“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Kryeministri bashkangjitur pamjeve.
Kjo stërvitje e përbashkët do të ndihmojë në rritjen e aftësive të marinës shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit edhe më shumë të SHBA dhe Shqipërisë.
Për rritjen e këtij partneriteti dhe rritjen e stabilitetit në rajon, Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) do të ngrejë një shtab të saj pararojë në Shqipëri. Vendosja e selisë së saj në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me Forcat tona në Armatosura dhe do të krijojë një qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. /top-channel.tv
Agani: Familjen e kemi si ide hyrëse të programit tonë
Lushaku: LDK-ja do t’i ndërtojë 80 çerdhe në Kosovë
Hamza nesër bën homazhe në Reçak
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për post...
“Do të rriten pagat në sektorin privat” – Hamza: Zhvillimi i...
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të r...