Juventusi identifikon tre yjet që mund ta zëvendësojnë Dybalan në klub

22:26 | 14 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Juventusi ka disa ide në mendje për të zëvendësuar Paulo Dybala nëse ai largohet si transferim i lirë këtë verë.

Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar duket se do të largohet nga Torino pas shtatë vitesh në verë, duke mos rënë dakord për rinovimin e kontratës me bardhezinjtë. Shumë klube të mëdha janë të etur për të nënshkruar me lojtarin, me raportet e fundit që lidhin Interin e Simone Inzaghit me ish-lojtarin e Palermos.

Siç raporton ‘Tuttosport’, dy idetë që Juventusi ka në lidhje me zëvendësimet e mundshme të Dybala përfshijnë Paul Pogba, i cili është i destinuar të largohet nga Manchester United këtë verë dhe Dusan Vlahovic, i cili po shkëlqen me Fiorentinën këtë sezon.

Largimi i sulmuesit argjentinas do të lironte mjaftueshëm hapësirë në faturën e pagave të klubit për të nënshkruar me një lojtar të mirë.

Një tjetër ide, raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, është Anthony Martial i Manchester United ose Divock Origi i Liverpool.

Francezi është gati të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ dhe kështu është më i kapshëm se sulmuesi belg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme