Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në fcebook, Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka bërë thirrje opozitës që të mos marrë pjesë në seancën e nesërme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi priti sot në takim ambasadorët e QUINT’it, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe Vjosa Osmanin – presidente, vendosi që të thërret seancë të jashtëzakonshme nesër.
Kjo pas kërkesës që erdhi nga ambasadorët e QUINT’it që referendumi i Serbisë të mbahet në Kosovë, kërkesë e cila u refuzua nga Kurti.
Mollqiaj tha se opozita duhet ta bojkotojë seancën për shkak se nevojat e Kurtit nuk janë nevoja të Kosovës.
Sipas tij, Kurti ka nevojë për një opozitë që i rri gatitu. “Mos merrni pjesë ne seancën e së shtunës”, ishte thirrja e Molliqajt për opozitën.
Vendimit të Kurtit i është bashkuar e gjithë opozita. Megjithatë, PDK-ja tashmë ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Kuvend, ndërsa AAK-ja do të jetë prezent, ndërkohë që LDK-ja do të vendosë nesër.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Molliqajt:
Ftesë opozitës: mos merrni pjesë në seancë!
Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur.
Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.
Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës!/arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion