Ministria e Financave të Kosovës ka ekzekutuar sot pagesën për rreth 300 mijë pensionisë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.
Murati thotë se sot është realizuar pagesa e pensionve për 293 mijë e 347 përfitues.
“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, shkruan Murati.
Ndryshe në vendimin e fundit të Qeverisë Kurti, pagesat për pensione tani do të ekzekutohen në mes të muajit, ndërkohq që po ashtu është rritur vlera e tyre në 100 euro./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...