Qalaj përfundon dëshminë në rastin e Gucatit e Haradinajt

13:31 | 14 Janar 2022
A Z

Ish-drejtori  i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar dëshminë e tij në rastin e ish krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradianj.

Qalaj në Hagë tha se Policia e Kosovës nuk ka hapur rast në lidhjet me dosjet e pretenduara që kanë arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pasi që Policia e Kosovës kishte marrë udhëzime nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që mos të hapte rast për dosjet në OVL, pasi që  kjo gjë është në kompetencat e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Kujtojmë se Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/

 

Të ngjashme