Irak, sulmohet ndërtesa e partisë së kryeparlamentarit Halbousi

11:40 | 14 Janar 2022
A Z

Në kryeqytetin irakian Bagdad me një granatë dore është sulmuar godina e Partisë Takaddum, e udhëhequr nga kryetari i parlamentit, Mohammed Halbousi, transmeton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, si pasojë e sulmit është dëmtuar ndërtesa e partisë në lagjen al-Adhamiyah të Bagdadit nga disa persona, identiteti i të cilëve ende nuk është përcaktuar. Raportohet se nuk ka të vdekur apo të lënduar.

Anëtari i Partisë Takaddum, Mahmoud Isavi, tha se sulmi ishte një “medalje nderi”.

Gjykata e Lartë Federale e Irakut më një vendim administrativ përkohësisht pezulloi detyrën e Halbusit, i cili u rizgjodh kryetar i Kuvendit më 9 janar, si dhe të dy zëvendësve të tij.

Vendimin gjykata e mori pas kundërshtimit të bërë me arsyetimin se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, e cila u mbajt në seancën e parë, nuk ishte e ligjshme.

Zëdhënësi ushtarak i Hezbollahut të Irakut, Abu Ali Askari, dy ditë më përmes një deklarate kritikoi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kërcënoi se të gjithë do të dëmtohen nga kjo.

Të ngjashme