Mjekët kanë paralajmëruar për një simptomë të pazakontë e cila po konsiderohet si “shenjë paralajmëruese e urgjencëes” për infektimin me Omicron.
Varianti Omicron është lloji më dominues i koronavirusit në Europë, i cili po përhapet me shpejtësi të madhe, transmeton portal arbresh.info
Varianti besohet të jetë më i vështirë për t’u diagnostikuar pasi shumë nga simptomat e virusit mbivendosen me sëmundje sezonale si gripi ose ftohja e zakonshme, duke e bërë Omicron më të vështirë për t’u identifikuar.
Përveç simptomave të zakonshme të koronavirusit si kollë e vazhdueshme, ethe dhe humbje të shijes dhe nuhatjes, ka edhe lodhje, dhimbje muskujsh ose trupi, dhimbje koke dhe rrjedhje hundësh.
Tani, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se një shenjë tjetër që identifikon infektimin me Omicron është edhe konfuzioni, shkruan The Sun.
Edhe pse shumë raporte sugjerojnë se varianti është “më i butë” se lloji Delta, mjekët rekomandojnë marrjen e ndihmës “menjëherë” nëse ju ose dikush në familjen tuaj duket se jeni konfuz ndërsa vuani nga virusi.
Në studimet e mëparshme është treguar se simptoma tjera të variantit Omicron janë edhe humbja e flokëve dhe skuqja e syve./arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...