Google ADS

Këto janë arsyet pse të vdekurit na shfaqen në ëndërra

09:37 | 14 Janar 2022
Trina Galanxhi

Shumë njerëz kanë pranuar se ëndërrat me personat e dashur që kanë humbur jetën i kanë ndihmuar ata të kalonin me sukses procesin e zisë dhe të vazhdonin normalisht jetën e tyre.

Ndonëse nuk janë më me ne, të dashurit që kanë ndërruar jetë nuk na braktisin përgjithmonë, transmeton portal arbresh.info

Shumë njerëz flasin kur vizitohen nga të vdekurit në ëndërra dhe ato mund të ngjajnë shumë realiste dhe të gjalla.

Shfaqja e të vdekurve në ëndërra thotë:

I/e ndjeri/a shfaqet ashtu siç është në jetë, por disi është më i ri dhe më i shëndetshëm.

Mesazhet që përcjellë janë “jam mirë dhe jam akoma me ty”.

Mesazhet e të ndjerit mbërrin më shumë telepatikisht ose psikologjikisht sesa verbalisht.

Ëndrra është më shumë normale dhe realiste sesa e çuditshme, siç mund të jenë ëndrrat e zakonshme.

Ëndrrat janë intensive, sikur i ndjeri të vinte vërtet për vizitë, dhe ai që ëndërron kujton ëndrrën kur zgjohet.

Ëndërra me një të vdekur prek fort një person, dhe ia del që të ndryshojë edhe disa njerëz.

Një ëndërr e tillë pasohet nga realizimi i asaj që është e drejtë dhe e gabuar, ose një periudhë pendimi ose përhapjeje pikëpamjesh shpirtërore.

Për popujt tradicionalë, të cilët i jepnin peshë të barabartë apo edhe më të madhe ontologjike ëndrrave në krahasim me jetën reale, ëndrrat e takimit ishin mbi të gjitha prova bindëse se ekziston një botë shpirtërore dhe jetë pas vdekjes, thotë psikologu Patrick McNamara.

Arsyeja e vetme se pse të vdekurit na shfaqen në ëndërr është se ata ishin pjesë e jetës sonë sa ishin gjallë.

Ata shfaqen duke u dhënë udhëzime atyre që kanë mbetur pas, duke i mbrojtur ata ose duke dashur t’i paralajmërojnë për diçka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme