Lind fëmija i dytë afgan në Shqipëri

01:19 | 14 Janar 2022
Trina Galanxhi

Ka lindur në Shqipëri fëmija i dytë afgan. Mësohet se një çift afgan, që është strehuar tashmë prej disa muajsh në vendin tonë, kanë sjellë në jetë një djalë.

Nëna e djalit quhet Laili Habib dhe është e punësuar në një klinike dentare në Tiranë.

Ndërsa bashkëshorti i saj Abdul Yusufi, është me profesion inxhinier dhe ka punuar në pjesën ushtarake të aeroportit të Kabulit, atëherë nën kontrollin e amerikanëve.

Çifti e ka pagëzuar djalin me emrin Hamza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme