Omicron bëhet variant dominues në Gjermani

00:25 | 14 Janar 2022
Trina Galanxhi

Varianti Omicron i koronaviurusit është bërë varianti dominues në Gjermani, sipas Institutit Robert Koch për sëmundjet infective.

Në raportin javor, të publikuar të enjten, u tha se Omicron përbënte 73.3% të rasteve krahasuar me 44.3% shtatë ditë më pare, transmeton portal arbresh.info

Varianti Delta, që për një kohë ishte varianti më i përhapur, tani përbën vetëm 25.9% të rasteve.

“Në javët e ardhshme ne presim një rritje të fortë të infeksioneve me variantin Omicron”, thuhet në raport. “Studimet e para tregojnë për një përqindje më të ulët të shtrimeve në spital tek ata që janë plotësisht të vaksinuar në krahasim me infeksionet me variantin Delta”.

Rreth 72% e popullsisë në Gjermani tani ishte e vaksinuar dyfish dhe 44% kanë marrë dozë përforcuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme