Është publikuar video e testimit të makinës së parë fluturuese.
Kompania me bazë në Londër, e njohur si Bellwether Industries, ka publikuar pamjet e makinës së parë fluturuese, të tipit Volar, transmeton portal arbresh.info
Kompania beson se një dhjetë vitet e ardhshme, njerëzit do të mund të udhëtojnë me makina fluturuese.
Kompania britanike nuk ka zbuluar shumë për sa i përket specifikave kur bëhet fjalë për modelin e reduktuar të shfaqur, të koduar “Antelope”. Megjithatë, u njoftua muajin e kaluar se Bellwether ka kryer të paktën tetë teste prototipi fluturimi dhe se kompania synon të nisë avionin e saj eVTOL si një automjet privat deri në vitin 2028.
Kompania britanike thotë se modeli i saj Volar do të jetë në gjendje të fluturojë në lartësi deri në një mijë metra, duke arritur një shpejtësi prej 217 km/orë. Bateria pritet të zgjasë afërsisht 90 minuta, e cila është e ngjashme me modelet e taksive fluturuese në ndërtim, siç është avioni eVTOL i Lilium.
Kompania duhet të punojë shumë për marrë një certifikatë fluturimi përpara se të mund të përgatisin shërbimet e tyre për datën e planifikuar të nisjes në 2023./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?