Google ADS

Donny Van de Beek i ofrohet Newcastle United dhe Borussia Dortmund

15:29 | 13 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Dikur ishte në listën e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë.

Pas transferimit të tij te Manchester United, karriera e Donny Van de Beek ka marrë një kthese krejtësisht tjetër.

Mesfushori ka ardhur në një pikë sa është duke iu ofruar klubeve.

“Manchester Evening News” raporton se Van de Beek i është ofruar në formë huazimi si te Newcastle United ashtu edhe te Borussia Dortmund, pasi nuk arriti të përmbushë planet e Ralf Ragnick.

Van de Beek – një transferim prej 40 milionë funtesh nga Ajax në vitin 2019, nuk ka arritur të fillojë në asnjë ndeshje të vetme në Premier League këtë sezon dhe e ardhmja e tij në Old Trafford duket e zymtë.

Holandezi ka qenë i kufizuar krejtësisht në paraqitjet në kupa këtë sezon, duke luajtur për 18 minuta në fitoren 1-0 të United ndaj Aston Villas në raundin e tretë të FA Cup.

Trajneri i përkoshëm, Ralf Ragnick vlerësoi performancën e tij dhe tha se skuadra kontrolloi lojën pas prezantimit të tij – duke çua në shpresat që lojtarit mund t’i jepen më shumë shanse për të bërë përshtypje nën drejtimin e gjermanit.

Por një pjesë e vogël e klubeve tashmë është folur për marrjen e Van de Beek në huazim – duke përfshirë Magpies dhe gjigandët e Bundesligës, Borussia Dortmund./Arbresh.info

Të ngjashme