Google ADS

Djokovic po hetohet për shkelje në tri shtete

14:20 | 13 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Tenisti serb, Novak Djokovic po hetohet se ka bërë shkelje të rregullave në tri shtete.

Djokoviqi, që gjendet në Australi, është përfshirë në shortin për Grand Slamin “Australian Open”, ndonëse është ende në pritje të përgjigjes nga ministri i Imigracionit, Alex Ha]ke, nëse do të qëndrojë në Australi.

Djokovici po hetohet për shkelje të rregulloreve, më saktësisht të masave anti-COVID në tri shtete: Serbi, Spanjë e Australi.

Serbi

Më 16 dhjetor, Djokovici ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Serbi.

Kështu shkruan në të dhënat, të cilat i janë dorëzuar autoriteteve australiane. Në Serbi pas testit pozitiv duhet të karantinohesh për 14 ditë. Ndonëse rezultati i testit doli në ora 20:19 në 16 dhjetor, vetë Djokovic thotë se ato e mori me një ditë vonesë dhe këtë pas një vizite në një turne të fëmijëve në Beograd.

Por edhe nëse është e vërtetë kjo, Djokovic gjatë një termini medial me gazetën franceze “L’Equipe” shkeli rregulloret.

Sipas ligjeve në Serbi, për shkak të mosrespektimit të masave, ai rrezikon një gjobë apo deri 3 vjet burgim.

“Jam ndier i obliguar për të vazhduar dhe për ta kryer intervistën për L’Equipe sepse s’doja ta zhgënjeja gazetarin. Jam siguruar që të ketë distancë sociale dhe maskë”, ka thënë Djokoviqi.

Spanjë

Në natën e Vitit të Ri dhe më 1 janar Djokovici stërviti në “Soto Tennis Academy” në jug të Spanjës.

Ndonëse më 22 dhjetor ai testoi negativ, ai duhej të merrte një leje të veçantë për udhëtim në Spanjë. Kjo është e nevojshme që nga shtatori për shtetasit serb që nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19. Sipas mediumeve spanjolle ai nuk ka bërë kërkesë për një gjë të tillë. Autoritetet spanjolle janë duke hetuar. Nuk është e qartë se çfarë dënimi mund ta presë.

Australi

Në Australi, Djokovici mund të pësojë për shkak të plotësimit të formularit të udhëtimit.

Në arritjen e tij në Melbourne ai kishte thënë se në 14 ditët e mëhershme nuk kishte udhëtuar në vende tjera, por marrë parasysh vizitën në Spanjë, i bie që është gënjyer. Këtë gabim Djokoviq e ka pranuar, por ia ka adresuar fajin agjentit të tij, që e ka plotësuar formularin.

“Ka pasur një gabim njerëzor dhe sigurisht jo qëllimshëm”, tha Djokovici.

Për shkelje të tilla në Australi rrezikon deri 12 muaj burgim.

Po ashtu në Australi për shkak të deklaratave të rrejshme Djokovic mund të ketë pasoja. Pasi para gjykatës më 10 janar, ai tha se më 16 dhjetor ka rezultuar pozitiv me COVID. Por në deklarimin e tij në Instagram më 12 janar, ai tha se ka mësuar rezultatin më 17 dhjetor. Kjo mund të shihet si shkelje. Kërcënohet me deri pesë vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme