Autobusi me mërgimtarë, me mish e suxhuk brenda, ndalohet nga doganierët hungarezë

13:32 | 13 Janar 2022
A. B.

Mërgimtarët marrin me vete mish e suxhuk Kosove, ndalohen në kufi.

Shumë mërgimtarë kosovarë pas pushimeve dimërore në Kosovë, janë nisur për në Gjermani, Së fundmi, raportohet se një autobus i qujtur “Try Tours është duke pritur tash e sa orë në kufirin Serbi – Hungari, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se se arsyeja e vonesës është fakti se në autobus ka qenë një sasi e mishit dhe suxhukut e cila nuk është deklaruar në pikëkalimin kufitar.

Kësisoj, policia hungareze e ka ndaluar këtë autobus dhe po shqyrton rastin me mundesi të kthimit nga kufiri.

Kështu kanë pohuar edhe vet mërgimtarët që ishin brenda atij busi.

Nga ana tjetër kompania në fjalë është shprehur se nuk janë në dijeni se autobusi i tyre ka mbetur në këtë kufi për disa orë.

Pavarësisht kësaj, ata janë shprehur se ka pasur porosi të udhëtarëve për mish dhe suxhuk, andaj në autobus mund të ketë pasur ushqime që i kanë paketuar vet mërgimtarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme