Haradinaj: Mirë që s’i publikuam materialet, paska qenë kurth ju i keni sjell

12:16 | 13 Janar 2022
A Z

Sot në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj.

Haradinaj u përball me pyetjet e prokurorit rreth dosjeve që nga një person i panjohur u lanë në zyrën e OVL-së së UÇK-së e më pas u publikuan në disa media.

“Unë po tregoj për gjykatën se çka kam ditur, ne e kemi kuptuar që nuk duhet të ketë material me shumëzuar, me shpërnda dhe me publiku dhe asnjërën s’e kemi bërë”, tha ai.

Po ashtu , Haradinaj u pyet në lidhje me atë se dokumentet s’kanë qenë publike deri sa kanë arritur në zyrat e OVL-së së UÇK-së, dhe në atë moment ato janë bërë publike, ku Haradinaj tha se dokumentet që s’janë publike s’mund të arrijnë në zyrat e tyre, teksa shtoi se tash e kupton se e gjithë kjo, sipas tij, paska qenë kurth.

“Dokumentet që s’janë publike s’mund të arrijnë në zyrën tonë. Unë kam letra që të mijat që s’janë publike, që m’i ka çuar gruaja gjatë shërbimit ushtarak. Nëse janë të tuajt, ju nuk e keni vërtetuar, meqë po e bëni këtë zhurmë, mbani përgjegjësi. Pse na i keni sjellë? Tash po e shoh që ju keni pasur qejf që ne të dalim me to, sepse paska qenë kurth, tash po e shoh që paska qenë kurth. Tash po e shoh që ju i keni sjell, që ne ta bëjmë këtë punë e ju të na montoni kinse e kemi bërë ne”, tha Haradinaj,/arbresh.info/

 

Të ngjashme