Dyshohet se ndodhi nga pakujdesia, policia sërish deklarohet për vrasjen në Pakashticë

09:58 | 13 Janar 2022
V. S.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në rastin e vrasjes në Pakashticë të Podujevës.

Në raportin 24 orësh thuhet se nga pakujdesia i dyshuari ka qëlluar më armë zjarri viktimën, raporton arbresh.info

“Fsh. Pakashticë, Podujevë, 12.01.2022-15:00-16:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë,  më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Lexo edhe: 

Vrasje në Pakashticë të Podujevës, vdes një 30 vjeçar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme