Gjumi i mirë ndihmon të mbani mend emrat dhe fytyrat

09:42 | 13 Janar 2022
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, kujtesa e mirë e emrave dhe fytyrave të njerëzve ka të bëjë me gjumin.

Studimi i publikuar në Science of Learning ka gjetur se gjumi i mirë ndihmon në kujtesë më të mirë, transmeton portal arbresh.info

Shkencëtarët thanë se mbajtja mend e emrave dhe fytyrave të njerëzve u përmisua pasi pjesëmarrësit në studim kishin bërë një gjumë të mirë, të thellë dhe të pandërprerë.

Pjesëmarrësit që bënë gjumë të thellë, kujtuan rreth 2 emra dhe fytyra të personave që kishin dëgjuar gjatë gjumit të thellë.

Në mesin e pjesëmarrësve të studimit me gjumë të ndërprerë bazuar në leximet e elektroencefalogramit, riaktivizimi i kujtesës gjatë gjumit nuk ndihmoi dhe mund të ketë pasur një efekt negativ, thanë ata.

EEG regjistron aktivitetin elektrik në tru përmes elektrodave të vendosura në lëkurën e kokës, sipas studiuesve.

“Ne tashmë e dimë se disa çrregullime të gjumit si apnea mund të dëmtojnë kujtesën,” tha në një deklaratë për shtyp bashkëautori i studimit Nathan Whitmore.

“Hulumtimi ynë sugjeron një shpjegim të mundshëm për këtë: ndërprerjet e shpeshta të gjumit gjatë natës mund të dëmtojnë kujtesën,” tha Whitmore, një studente doktorature në Universitetin Northëestern në Evanston, Ill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme