Google ADS

UNICEF: 69 përqind e fëmijëve në Kosovë kanë përvoja të dhunës

00:48 | 13 Janar 2022
Trina Galanxhi

Të dhënat nga terreni flasin për shifra të frikshme të bullizmit e dhunës psikike që përjetojnë fëmijët në Kosovë. Këto, në të shumtën e rasteve, ndodhin në pikërisht në shkolla.

UNICEF-i, një mekanizëm i OKB-së që merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, zhvilloi një anketë, vitin e kaluar, me grup-moshat kosovare 10 deri në 14 vjeç.

Dren Rexha, specialist i politikave sociale (UNICEF), tha në emisionin “Alibi”, se 69 përqind prej tyre kishin raportuar, të paktën njëherë, për cilëndo formë dhune, ndërsa 67 përqind deklaruan se i janë nënshtruar konkretisht dhunës psikike./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme