Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për heqjen e embargos së naftës ndaj Serbisë. Ai tha se e mori këtë vendim sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin.
Berisha u shpreh në RTK Prime se kjo bëri që toka në Kosovë të mbetej pa punuar pas shpenzimi ishte më i madh se fitimet nga prodhimet e saj.
“E vërteta është që qeveria shqiptare e Berishës ishte e vetmja që kërkonte heqjen e embargos sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin. Naftën e kontrollonte Beogradin. Naftën e merrte nga Danubi. Në Kosovë 40-50% e tokës mbeti dierr. Nuk e punonin më.
Sepse shkoi çmimi i punimit më i lartë se fitimi nga prodhimet. Të gjithë krizën e naftës e përjetonte Kosova. Nuk desha që kjo krizë e naftës të binte mbi Kosovën. Kosova kishte tokë pjellore. Unë kërkoja publikisht heqjen e Embargos. Raportet e OKB tregojnë se 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi. Për të zbatuar ligjin ndërkombëtar. Sali Berisha ka bërë gjithçka.
A kishte shkelje, natyrisht që po. Zonat kufitare tregtonin naftë me mushka dhe gomarë. A mund të urdhëroja unë zonat kufitare të vrisnin një person për një bidon naftë. Nuk mund të pranoj unë që të qëllohet për një bidon naftë. Nuk qenë vetëm këto. Nëse shkelje e embargos quhet transportimi i naftës me mushka dhe gomarë, ky është slogan i enveristëve. Ngarkesa të tëra me barut janë dhënë në dy vende për luftë kundër Serbisë.
Është vendi që ka ndihmuar falas me materiale ushtarake. Kishte një lloj akordi. Qëndrimi ndaj luftës ka qenë më i ashpri kundër serb. Nuk e ndjej fare. Duke kundërshtuar embargon që ndëshkonte Kosovën kam zbatuar ligjin ndërkombëtar. Nuk kam urdhëruar të qëllohen fshatarë për një bidon naftë. Kam urdhëruar të kapen por jo të qëllohen. Sali Berisha ka dhënë një kontribut në luftën kundër Serbisë duke dërguar armatimet në Bosnje dhe Kroaci”, deklaroi Berisha.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...