Google ADS

Konfiskohen 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave në një fshat të Shtimes

18:22 | 12 Janar 2022
L G

Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 60 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave.

Aksioni i policisë është kryer pasditen e sotme në një shtëpi të pabanuar në një fshat të Shtimes, shkruan arbresh.info.

“Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion”, njofton policia.

Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it.

Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore./arbresh.info/

Të ngjashme