Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po kalon një nga momentet e tij më të mira me skuadrën e Southampton në Premierligë, teksa me golat e shënuar ka arritur të ndihmojë skuadrën në marrjen e pikëve.
Talenti 20-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë është sulmuesi më i mirë i skuadrës angleze këtë sezon teksa në gjitha garat ku është aktivizuar ka arritur të shënojë edhe 7 gola.
Trajneri i Southampton, Ralp Hasenhult, pas ndeshjesh së mbrëmshme ku Broja arriti të shënonte gol është shprehur: “Ne do të donim ta zgjasnim qëndrimin e tij këtu, atij i pëlqen. Ai dëshiron të jetë me ne, ju mund ta ndjeni këtë në çdo moment”.
Nuk do jetë aspak e lehtë për Southampton që të mbajë në skuadër një nga talentet e të ardhmes, ku sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano ka theksuar se Broja është në planet e Chelsea.
“Chelsea tashmë po planifikon talentin, Armando Broja si pjesë e projektit të tyre të ardhshëm”, thuhet në postimin e Romano.
Saints manager Hasenhuttl on Broja future: “We’d love to extend his stay here, he likes it. He wants to be with us, you can feel this in every moment”. ? #SaintsFC
…but Chelsea are already planning with talented Armando Broja as part of their future project. #CFC pic.twitter.com/Zeq4u4evRL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2022
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë