Sipas studimit të ri, përbërjet e kanabisit parandalojnë koronavirusin

13:40 | 12 Janar 2022
A. B.

Sipas një studimi laboratorik të publikuar në “Journal of Nature Products”, përbërjet e kanabisit parandaluan COVID-19.

Dy komponimet që gjenden zakonisht në kërptë quajtur si acid kanabigerolik, ose CBGA, dhe acid kanabidiolik, ose CBDA u identifikuan gjatë një përpjekjeje të shqyrtimit kimik si potencial për të luftuar coronavirusin, thanë studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, shkruan Bloomberg transmeton arbresh.info

Në studim, ata punuan me proteinat ‘spike’ të gjetura në virus dhe bllokuan një hap që patogjeni përdor për të infektuar njerëzit.

Studiuesit testuan efektin e komponimeve kundër varianteve Alfa dhe Beta të virusit në laborator.

Studimi nuk kishte të përfshirë dhënien e suplementeve te njerëzit ose krahasimin e shkallës së infeksionit tek ata që përdorin komponimet me ata që nuk i përdorin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme