Roma po ringjallë planet për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.
Roma bëri një përpjekje për mesfushorin shqiptar verën e kaluar dhe është gati të provojë sërish.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri i skuadrës italine, Jose Mourinho ende dëshiron të nënshkruajë me Xhakën, edhe pse ka shumë gjasa që Roma të provojë sërish në fund të sezonit.
Xhaka thuhet se është në kre të listës së dëshirave të Mourinhos për merkaton e verës derisa “Gunners” kishin kërkuar më parë 17 milionë funte për lojtarin.
29-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje konkurruese për klubin londinez këtë sezon./Arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte