Koronavirusi ka vështirësuar furnizimin me gjësende në të gjithë botën, duke filluar nga karburanti, maskat, vaksinat e deri te dërgesat e dhuratave për pushime.
Kjo situatë ka bërë që, ushtria e Norvegjisë të përballet me një mungesë furnizimi që është veçanërisht personale. Rekrutëve u kërkohet të veshin të brendshme të përdorura më parë, duke përfshirë çorape, sytjena dhe të brendshme, të kthyera nga rekrutët që kryejnë shërbimin e tyre.
Plani i kthimit të veshjeve fillimisht ishte menduar të ishte vullnetar, pasi pandemia çoi në vonesa në dorëzim. Por zyrtarët tani e kanë bërë të detyrueshme dorëzimin e të gjitha veshjeve dhe pajisjeve për pastrim dhe ripërdorim pas diplomimit, njoftoi transmetuesi shtetëror norvegjez NRK.
Norvegjia, një anëtare e NATO-s që ndan një kufi verior me Rusinë, prezantoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak si për burrat ashtu edhe për gratë në 2015. Rreth tetë mijë rekrutë përfundojnë programin çdo vit dhe shërbimi fillestar në përgjithësi zgjat 12 deri në 19 muaj.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura nënkoloneli, Vegard Norstad Finberg, tha për botimin e mbrojtjes se rrobat janë larë dhe kontrolluar për cilësinë, dhe sendet e dëmtuara janë hedhur, ndërsa dëmtimet e vogla janë riparuar.
Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të dielën.
Eirik Sjohelle Eiksund, një zëdhënës i sindikatës së mbrojtjes, tha se ripërdorimi i rrobave ishte “problematik” dhe se mungesat e veshjeve po bënin gjithashtu që ushtarët të ecnin me çorape leshi plot me vrima në veriun e ftohtë të vendit, pasi atyre iu dha vetëm një palë e vetme për të gjithë shërbimin.
Një zëdhënës i Organizatës së Logjistikës së Forcave të Armatosura tha se ushtria po përpiqet të shmangë mungesa të tilla me planin e saj që ushtarët të kthejnë të brendshmet e tyre pas përfundimit të shërbimit. /KK
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...