Google ADS

Deklarata “bombë” e Evras: Ka dy lojtarë homoseksualë për çdo skuadër

11:01 | 12 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Patrice Evra flet gjithmonë hapur. Ish-anësori i Manchester United dhe i Kombëtares së Francez iu referua homoseksualitetit në botën e futbollit, një temë tabu për shumë njerëz.

Ai e bëri këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve të “Le Parisien” me rastin e publikimit të autobiografisë së tij “I Love This Game” (E dua këtë lojë).

“Disa nga kolegët më kanë thënë: Është kundër fesë sime, nëse ka një homoseksual në këtë dhomë zhveshjeje, ai dihet të largohet nga klubi. Në futboll, nëse thua se je homoseksual, ke mbaruar”, deklaroi Evra.

Më tej, francezi kujton një episode që i ka ndodhur kur luante në Angli.

“Kur isha në Angli, na sollën një person për t’i folur ekipit për homoseksualitetin. Disa nga shokët e mi të skuadës thanë se nuk mund të luante nëse kishte në dhomat e zhveshjes lojtarë homoseksualë. Ka të paktën dy lojtarë homoseksualë në çdo klub”.

Evra iu referua edhe situatës së Mbappes, të cilin e konsideron politikisht korrekt në sjellje.

“Do të doja të shihja Kylianin larg PSG-së. kur u dëshoj duke folur, më duket sikur po dëshoj një politikan. Shpresoj që në fushë të mendojë për ekipin dhe jo për qëllimet e tij personale, sepse “ylli” është skuadra, jo një lojtar i vetëm”, përfundoi francezi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme