Në seancën e radhës ku është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj përpara trupit gjykues të Gjykatës Speciale ka treguar rrugëtimin e tij gjatë kohës kur ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me insistimin e tij që të mos jenë EULEX ata që i vendosin prangat, raporton arbresh.info.
“Jam nis me taxi prej zyrave të OVL-së, për me arrit në një intervistë që e kam pasur në televizionin T7, rrugës për atje një veturë e EEULEX-it na ka pre rrugën dhe an ka përcjell deri te zyrat e TV-së në fjalë. Me të arrit atu më kanë ndal ata dy dhe më janë drejtuar ndalo njëri në anglisht m’ka dal para dhe më ka thënë je i arrestuar, i kom than pse tjetri në gjuhen suedeze më ka bërtit mos luaj, edhe ju kom thanë du me kanë policia e Kosovës, a tu e tutje kemi fillu bisedën në gjuhen suedeze me ta deri sa kanë ardhë policia”, deklaroi Haradinaj.
Tutje me të arritur Policia e Kosovës Haradinaj tregon se si ka refuzuar të futet në veturën e EULEX-it, duke insistuar çdo herë që arrestimi të bëhej nga Policia e Kosovës.
“Kur erdhën policia më kanë ofrua me hy në xhipin e EULEX-it, kom thanë jo, unë du mem arrestua Policia jem nuk po e kontestojë arrestimin po du policia jem. Njëri nga policët u mundu me ba kompromis thash a keni ju kerr tha po, e në kerr të juvin. Kemi vazhdua kështu dhe kemi shku në qendrën ku e kanë EULEX afër Fushë Kosovës. Kemi hy brenda e aty më kanë thënë që duhet me ti vendos prangat pra në oborr të tyre mi kanë vendos prangat”, deklaroi nderë të tjerash Haradinaj.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...