Si do të jetë formacioni i Real Madridit kundër Barcelonës?

09:53 | 12 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Ndeshja më e madhe e futbollit në planet – Barcelona v Real Madrid – rikthehet të dielën, me më pak zhurmë që ka marrë në vite. Takimi nuk do të shfaqë as Lionel Messin dhe as Cristiano Ronaldo për herë të parë në më shumë se nja dekadë, ndërsa dy ish-menaxherë të Evertonit janë në linjat kryesore të ekipit të tyre në Ronald Koeman dhe Carlo Ancelotti.

Thënë kështu, të dyja skuadra operojnë kryesisht në një tandem sulmues, me shumë pak shqetësim për mbrojtjen. Ndërsa formacioni fillestar i Barcelonës është larg të qenit i parashikueshëm, Real Madridi pritet të vendosë një 4-33 me shumicën e lojtarëve të tyre të rikthyer nga lëndimi.

Skuadra nis në krye me askënd tjetër veç Karim Benzemas. Francezi ka qenë në formë vdekjeprurëse dhe ndoshta lojtari më i mirë në botë këtë sezon me 11 gola dhe nëntë asistime në 11 ndeshje në LaLiga dhe Champions League. Ai do të funksionojë si sulmues.

Benzema pritet të ketë në krahët dy brazilanët në treshen e parë të formacionit. Vinicius po shikon një fillim fantastic të jetës nën Ancelottin dhe do të fillojë në të majtë. Ana e djathtë do të shfaqë Rodrygo, duke plotësuar një treshe kërcënuese të shpejtë.

Pas këtij sulmi, Luka Modric do të kryesojë mesfushën madriliene. Mesfusha e tyre i fitoi ndeshjen e fundit dhe do të shpresojnë të jenë po aq me ndikim.

Kroatit do t’I bashkohen Toni Kross dhe Casemiro, të cilët padyshim që nuk po shijojnë më të mirën e sezonit deri më tani, por mund të klikojnë çelësin dhe të kthehen sa herë që skuadra e tyre ka nevojë për ta.

Së fudnmi, prapavija është ajo ku mund të bëhet kontestuese për Ancelottin. E vetmja pjesë e sigurtë në atë katërshe është Eder Militao, i cili starton në qendër të mbrojtjes. Duke kaluar gna ndeshjet e fundit, David Alaba mund të startojë përkrah tij.

Pavarësisht se sapo është kthyer nga lëndimi, Ferland Mendy do të zërë vendin e tij si mbrojtësi i majtë në skuadër, ndërsa Miguel Gutierrez do të bjerë në stol pas një ecurie të mirë në ekipin e parë. Mbrojtësi i djathtë në këtë rast do të jetë Lucas Vazquez, me Dani Carvajal të anashkaluar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Thibaut Courtois do të ruajë “fortesën” midis dy shtyllave duke shpresuar të jetë diferenca në El Clasico.

11-shja e parashikuar e Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme