Sonte na presin tri përballje të mëdha të futbollit evropian, në tri nga ligat më të forta në Evropë.
Me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Kupës së Ligës angleze, do të ballafaqohen dy skuadra angleze, Tottenham Hotspur dhe Chelsea, të cilat do të zhvillojnë ndeshjen kthyese të gjysëmfinales së kësaj gare.
Sfida e parë ishte në favor të skuadrës së Thomas Tuchel, i cili fitoi me rezultat 2-0, dhe rrjedhimisht do të jetë në avatazh për të kaluar në finale.
Tutje, në ora 21:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, do të përballen dy rivalët e përbetuar në kuadër të Superkupës së Italisë. Interi pret rivalin Juventusin në kuadër të kësaj gare.
“Nerrazzurët” si kampion të Italisë dhe “Bianconerët” si fitues të Kupës së Italisë, do të jenë përballë njëri tjetrit me synim triumfin me trofen e parë këtë edicion.
Si Simeone Inzaghi ashtu edhe Massimiliano Allegri kanë thënë para ndeshjes se do të luftojnë me çdo kusht që të fitojnë këtë trofe.
Nga ana tjetër, padyshim se gjithë vëmendja do të jetë tek derbi më i madh në botën e futbollit.
Real Madrid do të përballet me Barcelonën, e cila do të jetë edhe “El Clasico” e dytë për këtë sezon, por kësaj radhe do të zhvillohet në kuadër të gjysëmfinales së Superkupës së Spanjës, e cila do të zhvillohet në “King Fahd Internacional Stadium” në Riad të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Fituesi i kësaj përballje do të kalojë në finale dhe do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao./Arbresh.info
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...