Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

08:15 | 12 Janar 2022
A. B.

Sipas MeteoAlb i ftohti artik do të godasë rajonin e Ballkanit dhe për pasojë edhe Shqipëria do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit.

Pritet që orët në vijim të mbeten nën dominimin e masave të ftohta artike duke diktuar mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme