Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë duke u ballafaquar me një problem në momentin e pajisjes me dokumente, ku ata që kanë lindur në Prishtinë, në vendin ku ju shkruan vendlindja, nuk ju del Republika e Kosovës, por “Srbija”.
Në lidhje me këtë ka folur në “Edicionin Special”, Profesor në Maqedoninë e Veriut, Arbër Çeliku, i cili ka thënë se ky është një problem që është duke hasur që shumë kohë, njofton Klankosova.tv.
“Unë jam me nënshtetësi të dyfishtët, shtetësi kosovare meqë nënën e kam nga Kosova dhe babain nga Maqedonia, dhe megjithatë nuk kam jetuar në Kosovë, në moshën dy vjeçare kur kam qenë jemi kthyer”.
“Megjithatë unë jam shtetas i Maqedonisë që në vegjëli dhe në vazhdimësi po marr dokumentet personale, qysh me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës para 13 vjetësh, unë kam hasur vazhdimisht në probleme, sidomos edhe me pasaportën, gjithmonë jam ankuar, unë jam lindur në Kosovë, Prishtinë, pse më shkruan “Srbija”, vendi i lindjes më shkruan “Srbija”, shpresa ishte e madhe me ndërrimin e qeverisë që erdhi në vitin 2017, me synimin që Maqedonia do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve. Para tre muajsh e kam nxjerrë letërnjoftimin e ri dhe prapë më shkruan vendlindja “Srbija”.
“Unë ndjehem i ofenduar personalisht sepse tek çështja e identitetit tim, po ashtu Kosova është fqinj i Maqedonisë së Veriut, për më tepër kemi edhe përfaqësim politik të shqiptareve, partitë maqedonase kanë gjithmonë një partner shqiptar apo dy, dhe në vazhdimësi po gjejnë të njëjtin arsyetim, problemin tek sistemi”.
“Të jetë një apel edhe për qeverinë e Maqedonisë e Veriut ashtu edhe për qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse edhe për Kosovën është një ofendim dhe gafë diplomatike, mendoj që duhet të rregullohet meqë Kosova është realitet”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...