Google ADS

Zyrtare: Coutinho lojtari më i ri i Aston Villës

22:24 | 11 Janar 2022
KRG

Skuadra angleze, Aston Villa ka konfirmuar se tashmë kanë nënshkruar marrëveshjen e huazimit të brazilianit, Philippe Coutnho nga skuadra spanjolle Barcelona.

Coutinho kishte përfunduar testet mjekësore, ndërsa zyrtarizimi ishte mbetur vetëm çështje kohë.

Marrëveshje që e solli atë në Villa Park përfshin edhe opsionin që marrëveshje të bëhet e plotë nëse Villa paguan 33 milionë funte në verë.

Braziliani mund të bëjë debutimin e tij të parë me fanellën e Aston Villës në ndeshje n kundër Machester United këtë vikend në kuadër të Premier League. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme