Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se pothuajse 1.800 persona në juglindje të vendit javën e kaluar morën doza të skaduara të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Një qendër vaksinimi në qytetin Ebersberg, njoftoi departamenti lokal i shëndetësisë, midis 4 dhe 6 janarit ka dhënë doza të skaduara BioNTech/Pfizer.
Të paktën 1.800 persona u injektuan me doza që skaduan më 31 dhjetor dhe autoritetet filluan të njoftojnë të gjithë të prekurit.
Qendra e vaksinimit tha se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin nga dozat e skaduara dhe se ofroi teste falas të antitrupave për personat e prekur për të përcaktuar nëse ata kanë nevojë për një dozë të re për mbrojtje.
TRESEC, kompania që drejton qendrën e vaksinimit, ka njoftuar se ka shkarkuar dy punonjës të cilët nuk kanë respektuar udhëzimet gjatë përgatitjes për dhënien e vaksinave.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet