FC Prishtina përgatitjet për garat në stinorin pranveror i ka nisur më 5 janar.
Skuadra jonë po stërvitet në kryeqytet në fushën e saj në Bërnicë, sallë të mbuluar, fitnes si dhe parkun e Gërmisë.
Faza e parë po shkon shumë mirë nën drejtimin e trajnerit Abdulah Ibrakoviq dhe stafit të tij, përcjell arbresh.info.
Gjendja e futbollistëve është e mirë ndërkohë që me 17 janar skuadra udhëton për përgatitje në Antalia të Turqisë ku do të qëndrojë deri më 2 shkurt.
Në Turqi pritet që të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore derisa për emrat e kundërshtarëve do të njoftoheni në ditët në vijim.
Nga FC Prishtina zyrtarisht janë larguar Florent Avdyli, Sodiq Atanda, Sabjen Lilaj, Kristi Vangjeli, Besart Berisha, Xhevdet Shabani dhe Olt Mehmeti.
Klubi është në negociata për transferimin e disa futbollistëve emrat e të cilëve do të bëhen publik në ditët në vazhdim.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...