Koronavirusi ka shtuar ndjeshëm rastet e infektimeve edhe tek fëmijët. Por pavarësisht kësaj të vegjlit duket se po e kalojnë lehtë Covid-19 dhe nuk kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Pavarësisht rritje së rasteve të infektimeve tek fëmijët në moshat shkollore ekspertët e Komitetit mendojnë se mbyllja e shkollave nuk shikohet më si zgjidhje pasi ndikon negativisht tek fëmijët.
Vaksinimi edhe në rastin e fëmijëve veçanërisht tek ata që kanë probleme shëndetësore mbetet një nga rekomandimet kryesore të mjekëve për t’u mbrojtur nga format e rënda apo fataliteteve.
Aktualisht në vendin tonë po aplikohet vaksinimi për grupmoshën 12-15 vjeç tek ata fëmijë me probleme shëndetësore si dhe vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm mbi 16 vjeç./tvklan
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët