Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive me të cilët do të bashkëqeverisje në këtë komunë.
Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, Totaj sot gjatë ditës ka emëruar njëmbëdhjetë, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.
Drejtorët e emëruar janë: Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj-Gutaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj, Drejtoria e Administratës – Edin Shehu, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha, Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço, Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi, Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala.
Kujtojmë se PDK në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, Nismë-n dhe AKR-në. Ditë më parë kryetari Shaqir Totaj ka thënë se e në kabinetin e tij qeverisës nuk do të ketë vend për njerëz me probleme me ligjin.
Totaj ka premtuar qeverisje më ndryshe se çfarë është mësuar deri më tani Prizreni, me synim për të rritur cilësinë e jetesës në këtë komunë./arbresh.info/
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...